Përfituesit

Bashkia Prevezë

Bashkia e Prevezës gjendet në Njësinë  Rajonale të Prevezës dhe në Prefekturën e Epirit. Bashkia e sotme u krijua gjatë reformimit të vetëqeverisjes vendore në vitin 2011 me bashkimin e tre ish bashkive të cilat u kthyen në Njësi Administrative. Bashkia e Prevezës ka një sipërfaqe prej 66, 8 km2, ndërsa popullsia llogaritet në 31.733 qytetarë sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011. Në bashki punojnë më shumë se 90 nëpunës që mbulojnë të gjitha nevojat drejtuese dhe teknike. Personeli ka një eksperiencë të rëndësishme në temat e programeve kombëtare dhe europiane pasi kanë marrë pjesë në shumë projekte të tilla të ngjashme. Ka eksperiencë në realizimin e veprave rajonale që financohen nga Fondet Europiane Strukturuese dhe Investuese Bashkia ka shtjelluarr një Plan Veprimi për Energjinë e Qëndrueshme të Prevezës të bashkëfinancuar nga  Fondi Europian i Zhvillimit Rajonal  (FEZHR)

Adresa: 2, El. Venizelou str and Mpachoumi str, Preveza, 48100
Vendi: Greqi
Website: http://www.dimosprevezas.gr/
E-mail: contact@1485.syzefxis.gov.gr

Bashkia Finiq

Bashkia e Finiqit gjendet  në qarkun e Vlorës. Ka 58 fshatra, të cilat banohen kryesisht nga anëtarë të pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Sipërfaqja totale e bashkisë është 44.100 dynimë, e pasur në monumente arkeologjike dhe natyrale, të cilat në të ardhmen mund të gjenerojnë zhvillim ekonomik nëpërmjet turizmit. Personeli i tij, në total rreth 200,  mbulon problemet e drejtimit dhe të shërbimit të specializuar  në të gjitha sektorët. Gjithashtu disponon një eksperiencë të mirë në realizimin e projekteve të Bashkimit Europian, në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe të njohjes së teknologjisë së informatikës. Bashkia ka fituar eksperiencë të kënaqshme në realizimin e projekteve të  Interreg  si të MileSTONES I & II, RHYTHM dhe NCNET.

Adresa: Vlorë, Finiq 9716
Shteti: Shqipëria
Website: www.bfiniq.gov.al
E-mail: bashkia.finiq@gmail.com

Universiteti i Janinës- Llogari e Veçantë e Fondeve të Kërkimit- Departamenti Pedagogjik për Edukatorët e Kopshtit

Universiteti i Janinës- Llogari e Veçantë e Fondeve të Kërkimit gjendet në Janinë, Prefektura Epirit. Universiteti ka të punësuar  863 nëpunës, me  214 prej tyre , mbulojnë funksionet drejtuese dhe teknike. Llogaria e veçantë e Fondeve të Kërkimit disponon  njohuri  të gjera lidhur me realizimin e veprave të bashkëfinancuara europiane. Universiteti i Janinës ka realizuar shumë projekte si përfitues lider  ose thjesht si përfitues. Ndërkohë, Departamenti Pedagogjik për Edukatorët e Kopshtit ka eksperiencë të madhe në zhvillimin e veprimtarive mjedisore arsimore ose/ dhe programeve të studimeve p.sh.Erasmus + ÉPOQUE, ndërsa Departamenti i Inxhinjerëve të Kompjuterave Elektronikë angazhon specialistë në Teknolgjitë e Internetit dhe në Programimin e Objektit.

Adresa: Universiteti i Janinës, Ioannina 45100
Vendi: Greqia
Website: http://www.rc.uoi.gr/
E-mail: rescomm@cc.uoi.gr