KORNIZA

Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg IPA «Greqi – Shqipëri 2014-2020»

​Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg IPA «Greqi – Shqipëri 2014-2020» u miratua nga Komisioni Europian më30/07/2015 me vendimin C (2015) 5482. Strategjia e tij totale synon në krijimin e ekulibrave midis zhvillimit të qëndrueshëm rajonal dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërkufitar të institucioneve rajonale dhe të popullatës lokale , në përputhje me politikat europiane dhe kombëtare , me qëlllim përballimin e sfidave të përbashkëta nëpërmjet ndërhyrjeve të përbashkëta.

Objektivat e Programit janë:

(a) Shtimi i mundësive të insfrastrukturave ndërkufitare në sektorin e transporteve, të menaxhimit të ujërave dhe mbeturinave (b) Shtimi e efektivitetit në mbrojtjen e mjedisit dhe të përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore (c) Shtim të efikasitetit energjitik dhe të shfrytëzimit të BRE (d) Përmirësimi i efektivitetit të parandalimit të rreziqeve dhe të menaxhimit të katastrofave, me fokusim tek zjarret në pyje (dh) Ruajtja e burimeve natyrale dhe kulturore si parakusht për zhvillimin e turizmit dhe (e) Mbështetja e sipërmarrjes, mbijetesës së bizneseve dhe të konkurencës.

Buxheti

Buxheti total i Programit (sipas ndryshimeve nr 2) është  54.076.734,00€ εκ prej të cilave sasia 45.965.222,00€ (85%) vjen nga Mbështetja e Bashkimit dhe sasia prej  8.111.512,00€ (15%) nga burimet e shteteve pjesëmarrëse.

solisArea

Zona e përzgjedhur

Zona e përzgjedhur e Programit janë bashkësitë rajonale të Grevena, Kastoria, Florina, Arta, Thesprotia, Ioannina, Preveza, Zakinthos, Korfuzi, Kefalinia, dhe Lefkada në Greqi  dhe nga Prefekturat Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Berat në Shqipëri.

Zona ndërkufitare e përzgjedhur Greqi-Shqipëri zë një sipërfaqe totale 28.526 kiliometra katrore (17.445 kiliometra katrore nga pjesa e Greqisë dhe  11.081 kiliometra katrore nga pjesa e Shqipërisë me popullsi totale 1.339.804 (Regjistrimi i Popullsisë 2011), 729.687 banorë në anën greke dhe  610.117 në anën shqiptare.

Zona ndërkufitare e përzgjedhur  karakterizohet nga nivele të ulëta cilësie dhe dëndësie infrastrukturash në fushën e transportit, të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (veçanërisht në anën e Shqipërisë) dhe të infrastrukturave mjedisore (kryesisht  në anën e Shqipërisë). Zona ndërkufitare është e pasur  me burime të veçanta dhe të shumëllojshme kulturore dhe natyrale , të cilat mund të përdoren për zgjerimin e veprimtarisë turistike dhe ekonomike por edhe për uljen e papunësisë.

Boshtet parësore të Projektit :

Programi i Zhvillimit 1: Promovim i mjedisit, i transporteve të qendrueshme dhe të infrastrukturave publike

Programi i Zhvillimit 2: Zhvillimi i ekonomisë lokaleΑνάπτυξη της τοπικής οικονομίας

Programi i Zhvillimit 3: Ndihmë teknike