Objektivat e projektit

Objekti

Objektivi i përgjithsëm i projektit  SOLIS është të pakësojë konsumin total të energjisë nëpërmjet përdorimit të BRE dhe të një mënyre jetese  më efikase energjikisht duke nxitur kështu zhvillimin e qëndrueshëm rajonal. Në këtë kuadër projekti SOLIS  harmonizohet plotësisht me Objektivin e Veçantë të Programit për shtimin e efikasitetit energjitik dhe të përdorimit të BRE.

Më konkretisht objektivat e veprës janë:

1.Zbutja e ndryshimeve klmaterike duke shfrytëzuar karakteristikat dhe përparësitë e zonës ndërkufitare lidhur me shfrytëzimin e potencialit të BRE.

2.Nxitja e transferimit të Teknologjisë së Shpenzimit  Zero të Energjisë në zonën ndërkufitare.

3.Komunikimi dhe promovimi i dobive nga përdorimi lokal i BRE dhe i vetëprodhimit (net-metering) për shërbimet publike dhe për entet.

4.Promovimi i ndërgjegjësimit lidhur me efikasitetin energjitik në të dy anët e kufirit duke marrë parasysh nevojat dhe shanset e zonës.

5.Pjesëmarrja aktive e publikut në një mënyrë jetese energjitike efikase, për promovimin e investimeve me kosto të ulët dhe familjarizimit lidhur me efikasitetin energjitik dhe ndryshimin e qendrimit përkundrejt çështjeve mjedisore.

Projekti, pas realizimit të objektivave të mësipërme do të ndikojë ndjeshëm në pakisimin e konsumit të energjisë tek objetet publike , ndërsa njëkohësisht do të bashkëveprojë me një grup objektivash të rëndësishme dhe me karakteristika të ndryshme. Në tërësi, veprimet do të kenë si rezultat ndërgjegjësimin e shtuar  lidhur me efikasitetin energjitik në sektorin publik dhe në publikun e gjerë.

Rezultatet e pritshme

Rezultatet kryesore të veprës janë shtimi i përdorimit të BRE në sektorin publik, për pasojë zvogëlimi i konsumit të energjisë tek ndërtesat publike si dhe ndërgjegjësimit të popullatës në lidhje me efikasitetin energjitik.  

Rezultatet  kryesore të projektit SOLIS janë si më poshtë:

  • Dy investime të vogla në BRE dhe efikasitetin energjitik  si projekte pilot demonstruese që kontribuojnë në kursimin e matshëm të energjisë.
  • Studime të transferimit të teknologjisë për vlerësimin e mundësisë të Transferimit tëTeknologjive të Konsumit Zero ose të Konsumit pothuajse Zero të Energjisë në ndërtesat e dy bashkive
  • Zhvillimi i një toolbox-i lokal edukativ për BRE dhe efikasitetin energjitik të përshtatur me karakteristikat specifike, sfidat dhe mundësitë e zonës ndërkufitare
  • Trajnimi i mësuesve/pedagogëve dhe profesionistëve të tjerë të arsimit lidhur me BRE dhe efikasitetin energjitik që do të fokusohet  në përdorimin e paketës së specializuar të trajnimit
  • Krijimi i një platformë ndërgjegjësimi për BRE dhe efikasitetin energjitik që do të përdori lodërzimin (gamification) për pjesëmarrjen e përdoruesve në kursimin e energjisë në jetën reale, e cila do të përfshijë  renditjen publike të arritjeve të përdoruesve dhe me të cilën përdoruesit do të konkurojnë miqtë duke u paravënë atyre  sfida (challenges and level system). Platforma do të jetë e lidhur me site-in për dhënien e të dhënave në kohë reale lidhur me pakësimin e konsumitt të energjisë nga përdoruesit.
  • Dizenjimi i një loje tavoline për efikasitetin e energjisë për moshat 9+ deri në 99 vjeç.
  • Një faqe në internet që do të sigurojë të dhëna në kohë reale për Prodhimin e Energjisë Elektrike nga investimet e vogla në BRE
  • Fushatë për të tërhequr përdoruesit në platformë përmes rrjeteve sociale dhe mediave.
  • Një seri aktivitetesh promovuese: material informativ në shumë gjuhë (fletë- palosje, paketa informacioni dhe broshura), një konferencë për përfundimin e projektit