SOLIS

Bashkëpunimi Ndërkufitar për efikasitetin energjitik me përdorim të energjisë diellore
Objekti i projektitKorniza
Objekti i projektit

Reduktimi i konsumit të energjisë

9

Përfituesit e projektit

Bashkia e Prevezës në bashkëpunim me Bashkinë e Finiqit dhe Universitetin e Janinës 

9

Buxhet

Buxheti total i projektit SOLIS është në vlerën 1.932.686,23 € dhe bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian dhe nga të ardhurat kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë.

9

Aktivitete

Do të zhvillohen hone diellore dhe investime të efikasitetit energjitik , ndërsa do të realizohen aktivitete të koordinuara për nxitjen e mënyrës së përgjegjshme energjetike të jetesës.

9

Kohëzgjatja e projektit

TKohzgjatja e përgjithshme e veprës është 24 muaj. Vepra ka filluar më datën 1 dhjetor 2019 dhe pritet t mbarojë më 30 nëntor 2021

9

Impaktet (Efektet)

Pakësimi i konsumit të energjisë duke shfrytëzuar Burimet e Rinovueshme të Energjisë dhe zbatimi i një mënyre më efikase energjitike  të jetesës dhe arritja e ndërgjegjësimit lidhur me efikasitetin energjitik, për një kalim të suksesshëm në një të ardhme me konsum të ulët të energjisë.

9

Shtetet që marrin pjesë

Projekti realizohet në kuadrin e Programit Ndërkufitar të Bashkëpunimit Interreg IPA «Greqi – Shqipëri 2014-2020»

Kursim i energjisë
solar

Në kuadër të projektit SOLIS do të relalizohen dy projekte pilot që kanë të bëjnë me vendosjen e paneleve diellore (forovoltaike) për sistemin e pastrimit biologjik në Louros të Prevezës dhe investime të efikasitetit energjitik në bashkinë e Finiqit dhe një platformë të aktivizimit të publikut të përgjithshëm. 

Me përfundimin e këtyre projekteve, nëpërmjet faqes elektronike , vizitori do të ketë mundësinë të informohet  në kohë reale me të dhënat që lidhen me kursimin e energjisë nga këto vepra.

Korniza Programi

Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg IPA «Greqi – Shqipëri 2014-2020»

Historiku i projektit

Projekti i referohet njërës prej sfidave kryesore ndërkombëtare që përballon njerëzimi , por më e rëndësishmja është se i referohet asaj që konsiderohet si “KËRCËNIM” për zonën ndërkufitare: Të efekteve të mundshme të ashpra të ndryshimeve klimaterike në mjedisin fizik dhe antropogjen”. Vepra synon të prezantojë se ndërhyrja enegjitike e mirëzhvilluar dhe e plotë mund të realizojë objektiva mjedisorë, ndërsa njëkohësisht mund të fuqizojë zmadhimin ekonomik dhe të udhëheqë zhvillimin ekonomik në çlirime sasish të vogla karboni.