Historiku i veprës
Projekti i referohet njërës prej sfidave kryesore ndërkombëtare që përballon njerëzimi , por më e rëndësishmja është se i referohet asaj që konsiderohet si “KËRCËNIM” për zonën ndërkufitare: Të efekteve të mundshme të ashpra të ndryshimeve klimaterike në mjedisin fizik dhe antropogjen”. Vepra synon të prezantojë se ndërhyrja enegjitike e mirëzhvilluar dhe e plotë mund të realizojë objektiva mjedisorë, ndërsa njëkohësisht mund të fuqizojë zmadhimin ekonomik dhe të udhëheqë zhvillimin ekonomik në çlirime sasish të vogla karboni.
Kështu projekti është ndërtuar në katër shtylla: vlerësimi në rang lokal i Burimeve të Rinovueshme të Energjisë (BRE) , përforcimi i efikasitetit energjitik , vlerësimi i aftësisë së transferimit të teknologjisë dhe të nxitjes së një mënyre të përgjegjshme energjitike të jetesës. Përveç kësaj, SOLIS funksionon si SHANS për zonën ndërkufitare , me fokusim tek energjia elektrike që prodhohet nga energjia diellore në rajon. Projekti u zhvillua nga bashkitë Prevezë dhe Finiq dhe Universiteti i Janinës- Llogaria Speciale e Fondeve të Kërkimit- Departamenti Pedagogjik për Edukatoret e Kopshtit me mbështetjen e Departamentit të Inxhinjerëve të Komjuterave Elektronikë dhe Informatikës. Çdo partner solli eksperiencën e tij me qëllim të zhvillohej i plotë ky projekt që merr parasysh pikat e forta lokale dhe dobësitë e zonës ndërkufitare. Në bazë të përpjekjes së përbashkët të partnerëve, projekti propozn një serë veprimtarish , që korrespodojnë veçanërisht me aftësinë lokale, karakteristikat e popullsisë, pikat e forta, dobësitë dhe shanset si dhe kërcënimet në zonën ndërkufitare.
Pra, projekti SOLIS përshtatet plotësisht me zonën e Programit duke marrë parasysh kufizimet ekonomike , jep përparësi në Finiq dhe në Prevezë me ndërhyrje në shkallë të vogël që do të funksionojnë si shembull për autoritetet e tjera në zonën ndërkufitare për shfrytëzimin e BRE dhe në rritjen e qëndrueshme ekonomike.
Ngjashmërisht veprimtaritë e koordinuara për nxitjen e një mënyre të përgjegjshme energjitike jetese i vijnë për shtat ndryshimeve reale të përditshme që janë direkt të disponueshme në zonën ndërkufitare, ndërsa paralelisht mund të përshkallëzohen dhe të përshtaten në rregullime të tjera.
Qasja kryesore e veprës është ndërhyrja totale për maksimizimin e vlerës së investuar. Vepra do jetë lokale, si dhe veprimtaritë që lidhen me të do kenë impakt të gjerë për gjithë popullsinë në zonën ndërkufitare duke u bërë kështu shembull i një planifikimi të plotë, që merr parasysh karakteristikat lokale dhe prezanton një mënyrë për çkyçjen e Burimeve të Rinovueshme potenciale të Energjisë në të gjitha zonat dhe promovimin e efikasitetit energjitik.
Projekti SOLIS njeh autoritetet vendore si faktorë bazë për nxitjen e përdorimit të Burimeve të Rinovueshme të Energjisë dhe të efikasitetit energjitik dhe edukatorët si shumëzues komunikativë të efikasitetit energjitik. Përveç kësaj projekti SOLIS thekson rëndësinë e madhe të zgjedhjeve të drejta energjitike në nivel personal edhe për popullsinë lokale si një forcë e madhe nxitëse për një të ardhme të qendrueshme.
Projekti SOLIS vlerëson pikat e forta të zonës ndërkufitare dhe të partnerëve të tij duke zhvilluar një ndërhyrje që tregon lidhjen e BRE vendore dhe të veprimtarive të efikasitetit energjitik si dhe të potencës që duhet të sjellin përzgjedhjet lidhur me kalimin e dëshiruar drejt një ekonomie të qëndrueshme.